Mbledhje urgjente në qeveri pas vlerësimit të keq të investuesve gjermanë
Pas dhënies së notës së dobët nga investuesit gjerman në vend, Qeveria dhe përfaqësuesit e Odës Ekonomike Gjermane, me përpjekje të shumta për ta zbutur situatën pas dhënies së “0-s” nga hulumtimi i kryer, Zv.kryeministër i Çështjeve Ekonomike, Koço Angjushev, sheh një lloj shprese në 78%-shin e investuesve të cilët deklaruan se sërish do të investonin në vend.
Ekipi ekonomik i Qeverisë mbajti mbledhje urgjente ku mori pjesë edhe përfaqësuesi i Delegacionit të ekonomisë gjermane, Patrik Martens, pasi u publikuan rezultatet e anketës së rregullt që u zhvillua te kompanitë e investuesve gjerman në vend, në të cilën, mes tjerash u dha vlerësimi “0” për përkushtueshmërinë e Qeverisë ndaj ekonomisë.
Drejtori i Odës Ekonomike Gjermane në Maqedoni u përpoq ta zbusë këtë situatë duke pohuar se marrëdhëniet me Qeverinë janë të mira dhe se Maqedoninë e shohin si shtet partner për investime të shumta të mëtejshme, duke nënvizuar se e gëzon fakti që 78% e kompanive janë deklaruar se do të ri investojnë në Maqedoni.
“Unë mendoj se moment shpresëdhënës është fakti që 78% të investuesve u deklaruan se sërish do të investonin në Maqedoni. Këtë nivel të lartë duhet ta përkrahni duke punuar edhe më mirë sepse të gjithë e dimë se kur bëhet fjalë për zgjedhjen e vendit të investuesve të huaj, konkurrenca është shumë e madhe.“ deklaroi Patrik Martens, Drejtor i Delegacionit të Ekonomisë Gjermane.
Zv/Kryeministri për Çështje Ekonomike Koço Angjushev, rezultatet e anketës së zhvilluar i sheh si udhrëfyese për atë se cilat janë mungesat kryesore, por edhe nevojat, në mënyrë që investuesit të mbetën në vendin tonë.
“Shkaqet kryesore kanë të bëjnë me atë se ata dëshirojnë politika pak më largpamëse në ekonomi. Me fjalë të tjera të informohen në kohë për ndryshimet në politikën tatimore, për ndryshimet në pjesën e rrogës minimale dhe në të njëjtën kohë theksuan edhe disa nevoja që kanë të bëjnë me përshtatjen e tarifave doganore të vendit tonë me ato evropiane.” tha Koço Angjushev, Zv/Kryeministër i Çështjeve Ekonomike
Materns gjithashtu i përgënjeshtroi edhe informatat, që këto ditë qarkullonin në opinion, se kompania “Dreksel Majer” do të tërhiqet nga Maqedonia.
“Dreksel Majer” me siguri mund të pohojë se nuk do të largohet nga Maqedonia, por bëhet fjalë për spekulime në opinion. Përkundrazi, kompania planifikon të investojë në kuadër përmes realizimit të projektit për arsimim dual. Kjo tregon se ajo mendon për një afat më të gjatë.” shprehetPatrik Martens, Drejtor i Delegacionit të Ekonomisë Gjermane.
Mes vërejtjeve kryesore të cilat u paraqitën në konkluzione, edhe më utje mbetet mungesa e kuadrit profesional, mosbesimi në gjyqësi, administratë joefikase, ngarkesat tatimore dhe politika e paparashikueshme ekonomike. Në anketë janë vlerësuar pozitivisht shpenzimet e punës, produktiviteti dhe përgatitja e personelit të punës. /Verica Dimitrijevska/