close

PAS 18 VITESH DE ROSI MBYLL KONTRATËN ME ROMËN

Legjenda e futbollit italian Daniele De Rosi do t’i jap fund aventurës me Romën pas plot 18 vitesh. Mesfushori do të largohen nga skuadra kryeqytetase ne fund të sezonit, teksa lajmi është konfirmuar nga vetë klubi nëpërmjet faqes zyrtare.

De Rosi do vazhdojë të jetë pjesë aktive e futbollit të luajtur dhe me shumë gjasa do të transferohet në SHBA për të vijuar karrierën e tij.

Gjatë aventurës të tij me Romën, italiani është aktivizuar 613 ndeshje duke shënuar 63 gola. 35-vjeçari ka fituar 2 Kupa Italie dhe 1 Superkupë me romanistët. Roma ka njoftuar se ndeshja në shtëpi kundër Parmës më 26 maj do të jetë takimi i fundit i De Rosit në “Olimpico”. /Agjencitë/