close

(VIDEO) PAS BISEDAVE TË ZAEVIT, VETËVENDOSJE KËRKON ZGJEDHJE

https://www.youtube.com/watch?v=c3SisZDaKU8

Haradinaj: Me çdo çmim do ta mbrojë sovranitetin e Kosovës


Ka pasur reagime edhe në Kosovë pas publikimit në media të bisedës së kryeministrit të Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev me dy komedianët rus.  Kryeministri Haradinaj thotë se sovranitetin e Kosovës do ta mbrojmë me cdo cmim. Kryeministri Zoran Zaev thotë që informata të sakta nuk ka pasur, por ka diskutuar me informatat që i ka dëgjuar në media.

“Zgjidhja që po diskutojnë është që 10 komuna në pjesën veriore të Kosovës t’i jepen Serbisë, dhe disa komuna në jug të Serbisë t’i jepen Kosovës. Ky është ndryshim kufijsh dhe nuk është i mundur sepse përtej vijave të reja kufitare sërish ka andej e këtij kufirit si serbë edhe kosovarë dhe kjo vetëm se do të prodhonte luftëra. Ballkani do të ishte sërish një fuçi baruti.”– tha Kryeministri Zoran Zaev.

Edhe pse shpresoi se ajo që e ka folur me pranksterët rusë, nuk do të ndikojë tek shtetet e rajonit, pikërisht deklarata e tij për planet e ndarjes së Kosovës e bëri opozitën atje që të kërkojë zgjedhje të parakohshme, që të parandalohet plani siç e quajnë ata, serbo-rus.
Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Rexhep Selimi, tha se përgjimi i Kryeministrit të Maqedonisë Veriore e konfirmon atë që e pohonte opozita, se ekziston plan i fshehtë për ndarje të Kosovës.

Por Zaev thotë që informata të sakta nuk ka pasur, por ka diskutuar me informatat që i ka dëgjuar në media.

G: Shumë saktë flisni se sa komuna do të përfshiheshin në atë ndërrim territoresh mes Serbisë dhe Kosovës kurse biseda është në periudhën kur Thaçi ishte në vizitë këtu në Shkup dhe u takua me juve… A janë këto informata të sakta?

“Unë edhe aty ku flas, them se kam dëgjuar… Askush me mua nuk ka ndarë informata të tilla, as pala kosovare, e as pala serbe sepse ai është problem bilateral. Ne jemi këtu si miq që duan zgjidhje. Detaje askush nuk ka ndarë me ne, të gjithë ne kemi folur nga ajo që e kemi dëgjuar që është publikuar në media.”shprehet Kryeministri Zoran Zaev.

Ka reaguar edhe kryeministri kosovar. Ai u dha garanci qytetarëve se askush Kosovën nuk mund ta ndajë dhe se do ta mbrojë integritetin dhe sovranitetin e shtetit me çdo çmim. /Furkan Saliu/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!