close
Rajoni

PUTINI NË BEOGRAD: KU PUQEN E KU NDAHEN INTERESAT SERBO-RUSE?

Presidentët-Aleksandar-Vuçiq-dhe-Vladimir-Putin-REL

BE-ja mbetet patreri më i rëndësishëm tregtar i Serbisë


Të enjten serbët i kanë bërë në Beograd një pritje grandioze presidentit rus Vladimir Putin. Gjatë vizitës në Serbi, që është aleati kryesor i Moskës në Ballkan, shefi i Kremlinit, duke folur për Kosovën tha se për arritjen e stabilitetit në rajonin e Ballkanit, duhet arritur kompromis dhe kur të gjendet ai, duhet respektuar. Në prag të vizitës, ndërkaq Putini akuzoi Perëndimin për “destabilizimin” e Ballkanit me përpjekjet për të zgjeruar NATO-n në rajonin e paqëndrueshëm.

Putini në serbisht, e Vuçiqi në rusisht, si për të dëshmuar atë të njohurën – për bukën e një brumi.

Ky është klyshi i Sharrit të cilin presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, ia dhuroi të enjten vozhdit rus, Aleksandar Putin, mbase si një peng për të mos harruar Kosovën! Pas pritjes plotë pompë, ndërkaq, media në Serbi, thotë se serbët duhet ta vënë gishtin në kokë për të paktën pesë çështje – politike e ekonomike.

Para së gjithash kur është fjala për marrëdhëniet me Bashkimin Evropian pë shkak se ai mbetet partneri kryesor tregtar i Serbisë me 63 për qind. Prititja grandioze që iu bë Putinit, bashkëpunimi Serbi-Rusi, thotë shtypi i Beogradit, mund të inatos vendet baltike dhe Poloninë që të kundërshtojnë aspiratat serbe për t’u bërë pjesë e familjes evropiane, për shkak të kujtesës ende të freskët për politikën imperialiste ruse nga koha e luftës së ftohtë.

Nga ana tjetër për shumicën e marrëveshjeve të firmosura të enjten, thuhet se ngërthejnë potenciale, por vetëm në letër për shkak se bazë e zhvillimit të Serbisë mbeten lidhjet ekonomike me Bashkimin Evropian. Një tjetër argument që i lë damkë vizitës së Presidentit Putin është qendra ruse në qytetin e Nishit. Atë mosokovitët e quajnë qendër humanitare kurse vendet perëndimore – qendër spiunazhi. Me gjithë kërkesën ruse që personeli i kësaj qendre të fitojë statusin e diplomatëve, kjo nuk është bërë as sot e kësaj dite, pikërisht për shkak të kujdesit që të mos inatosen perëndimorët, por edhe durimi rus mund të ketë kufi!

Krahas kësaj, skena politike në Serbi vazhdon të jetë e ndarë sa i përket përcaktimit: një mazhorancë e fuqishme pro-ruse dhe një opozitë e pakët properëndimore. Edhe njëra, edhe tjetra, jo më larg se dje, krijuan një kakofoni të llojit të vet, çfarë flet se Beogradi ende është larg përvijimit të një politike konzistente, të qëndrueshme, sepse, kohët kanë ndryshuar dhe, do pranuar, politika titiste e dhënies së sinjalit djathtas, kur ke kthyer në të majtë, i përket të shkuarës! /Klan Maqedoni/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia