Pasi i dha “lamtumirën” Botërorit, Ronaldo investon 50 milionë euro në vendin e lindjes

Cristiano Ronaldo i ka dhënë ‘lamtumirën’ Botërorit pasi skuadra e tij kombëtare humbi ndaj Marokut në Katar. E ndërsa të gjithë presin të dëgjojnë reagimin e tij të parë për këtë çështje, si dhe skuadrën e re që do të vazhdojë karrierën pas ‘divorcit’ me United, lajmet e fundit kanë të bëjnë me bizneset e CR7-ës.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Investimi i ri i Cristianos është ndoshta më i shtrenjti i superyllit portugez, pasi ai përgatitet të shtojë një kompleks masiv me 88 apartamente me vlerë më shumë se 50 milionë euro në vendin e tij të lindjes.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Kompleksi do të ndërtohet, shumë pranë një ndërtese tjetër 7-katëshe ku jeton nëna e tij Dolores dhe vëllai i madh Hugo. Emri i plotë i kompleksit do të jetë “Pestana Residences CR7” dhe puna pritet të nisë në maj 2023.

Përpara se të përfshihej në pasuri të paluajtshme dhe hotele, Cristiano filloi biznesin e tij duke lançuar një linjë produktesh të stilit të jetesës nën markën CR-7. Vitet e fundit ai ka qenë aksioner në një kompani që ka klinika për mbjelljen e flokëve në Spanjë dhe Portugali me emrin e markës “Insparya” dhe që synon të zgjerohet në mbarë botën, si dhe një zinxhir palestrash. Natyrisht, ai ka edhe dështime në biznes pasi motra e Cristianos, Elma Aveiro, ka mbyllur dyqanin e veshjeve CR7 në Madeira, ndërsa vitin e kaluar mbyllën një restorant në Madeira, si dhe dyqanin e veshjeve CR7 në Algarve. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share