close
Top LajmeVendi

PASIGURI RRETH VULËS SË UNESKO-s PËR RAJONIN E OHRIT

0C83D000-A92F-48C2-B6F5-57A0197EEFF8

KOMUNA E OHRIT: PRIORITET-REKOMANDIMET E UNESKO-s


Në afat prej një jave, Maqedonia e Veriut duhet t’u përgjigjet një sërë vërrejtjeve të përfshira në përmbajtjen e draft-verzionit të raportit të UNESKO-s për shkallën e rrezikut të trashëgimisë natyrore dhe kulturore në rajonin e Ohrit. Në dokumentin që ka arritur në institucionet shtetërore janë cekur lëshimet e bëra në të kaluarën, të cilët nuk përjashtohet që ta zhvendosin rajonin nga lista e “rajoneve të mbrojtura me vulë të UNESKO-s” në listën “trashëgimi botërore e rrezikuar”. Komuna shpreh bindjen se vetëm gjatë 18 muajve të kaluar ka bërë shumë në drejtim të plotësimit të kërkesave të organizatës botërore.

Draft-raporti më i ri për dëmin në trashëgiminë botërore natyrore dhe kultutrore në Ohër dhe rrethinë, nën mbrojtjen e UNESKO-s tashmë 4 dekada, i ka përmbledhur vërejtjet nga disa misione të mëparshme monitorimi dhe u është dorëzuar institucioneve kompetente. Nga komuna e Ohrit thonë se kanë afat prej një jave të përgjigjen, para se raporti përfundimtar të miratohet në sesionin e rregullt të UNESKO-s, pas disa muajve. Vërejtjet që kanë qarkulluar në media se në dy-tre vitet e fundit jo vetëm që nuk janë përfunduar detyrat, por është lejuar degradimi i mëtejshëm, autoritetet lokale i mohojnë, duke numëruar çfarë kanë bërë gjatë një viti e gjysmë që ka kaluar.

KOMUNA E OHRIT

-Është miratuar plan për menaxhim me trashëgiminë botërore natyrore dhe kulturore.

-Janë ndërprerë projektet për Ski qendër në Galiçicë dhe autostradën Ohër – Shën Naum.

-Ka filluar rikonstruimi i sistemit të kolektorëve në Liqenin e Ohrit.

-Është vendosur bashkëpunim me Republikën e Shqipërisë për mbrojtje të pellgut të liqenit në të dyja shtetet.

Komuna shton se është krijuar listë e objekteve të ndërtuara pa leje, por pa sqarim pse operacioni për prishjen e tyre është ndalur në mënjanimin vetëm të disa platformave të drurit në objektet gastronomike, dhe jo të shumë objekteve që e kanë dëmtuar stilin origjinal arkitektonik ose shkaktojnë ndotje të natyrës.

IRENA STEFOSKA, MINISTRE E KULTURËS

“Ajo që mund të bëhet sipas shembujve të qyteteve të tjera është që të themelohet një institucion në Ohër, i obliguar për koordinim të të gjitha punëve në lidhje me mbrojtjen e rajonit të Ohrit, në të cilin do të bashkoheshin edhe kuadri, edhe mjetet, që do ta kryejë këtë punë.”

Në pritje të më shumë detajeve nga draft-verzioni i UNESKO-s dhe në dobi të mbrojtjes së të mirave natyrore dhe kulturore në rajon, ministrja Stefoska sugjeron riorientim të industrisë turistike në Ohër dhe në Strugë – nga turizmi masiv pranë liqenit dhe në plazhe drejt turizmit në radius më të gjërë në rajon. /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia