close

PE-ja VOTON: URSULA VON DER LEYEN PRESIDENTE E KE-së

Për herë tê parê në historinê e Bashkimit Europian, në krye të ekzekutivit europian do të jetê një femër: Ursula von der Leyen. Ajo është votuar me një një shumicë prej 383 votash, 327 kundër dhe 22 abstenime nga Parlamenti Europian.  Pas shumë mëdyshjeve dhe skepticizmi tê Parlamentit Europian nëse Ursula von der Layen ështê në lartêsinê e duhur për postin e presidentes së Komisionit Europian, shumica e eurodeputetëve kanë vendosur t’a mbështesin, edhe pse jo me plot zemër. Për një pjesë të mirë të eurodeputetëve, prioritetet për 5 vjeçarin e ardhshme tê prezantuara nga Ursula Von der Leyen nuk ishin konkrete, tê bindshme, ambizioze dhe kurajoze, por ajo që ka bërë diferencên për shumicën, është që Von der Leyen ka marrë në konsideratê shumicën e kërkesave tê grupimeve tê Parlamentit Europian për programin a ardhshëm pesëvjeçar të Komisionit Europian. Tjetër arsye e fortë për shumicên e eurodeputetëve ishte evitimi i një krize institucionale, ku vendimi do kthehej sërish nê Këshillin e ministrave pêr gjetjen e një kandidati tjetër konsensual. Qê prej mêngjesit, grupimi socialist dhe demokrat, si dhe ai liberaldemokratëve kanë kryer mbledhje intensive dhe kërkuar garanci tê mëtejshme nga kandidatja Von der Leyen deri në fund tê pasdites, kur përfundimisht të dyja grupimet njoftuan mbështetjen e tyre për kandidaten Von der Leyen me kushtin që ajo të mbajë premtimet e dhëna..Grupimi i gjelbêr në Parlamentin Europian, e majta radikale dhe e djathta radikale i qëndruan deri në fund votês kundër për Ursula Von der Leyen, duke konsideruar se ajo nuk ka njohjen e duhur tê dosjeve, nuk i êshtê përgjigjur kërkesave konkrete dhe se është një përzgjedhjeve e liderëve europianë pa respektuar asnjê kriter. Për votimin e presidentes së Komisionit Europian ka mbizotëruar vullneti i mirê dhe përgjegjësia për të mos t’i shtuar një krizë institucionale krizave tê tjera që pêrjeton Europa. Komisioni Europian ka tashmë për herë tê parë një presidente femër/ Erisa Zykaj – Tv Klan Bruksel

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!