Pas vizitës së Shqipërisë, delegacioni shtatë anëtarësh i BE-së me takim dyditor edhe në Republikën e Maqedonisë së Veriut. Nuk është koha për lëvdata, Maqedonia ka vetëm disa muaj që ta arsyetojë besimin e Bashkimit Europian dhe zgjedhjet e ardhshme presidenciale, patjetër të kalojnë në frymën e demokracisë, thanë ata.
Para pothuajse 20 viteve, Ballkani na bënte konfuz si rajon, por sot, gjërat kanë ndryshuar. Bashkimi Europian ka nevojë për ju, por edhe ju keni nevojë për ne, tha sot shefi i delegacionit shtatë anëtarësh nga Parlamenti Europian, Tune Kelam, duke theksuar se është optimist sepse, siç thotë ai, janë bërë hapa të mëdhenj me nënshkrimin e Marrëveshjes së Prespës dhe klimën e mirë ndërfqinjësore në rajon, duke shtuar se nuk është koha për t’u lavdëruar, por është koha për reforma urgjente, nga negociatat paraaderuese Maqedoninë e Veriut e ndjanë vetëm disa muaj.
Sipas Kelam, lajm i mirë është se qeveria dhe opozita u dakorduan se integrimi europian duhet të përparojë. Në këtë fazë nuk është e qartë se vallë do të ketë vendim njëzëri të Këshillit Europian, por duke i pasur parasysh ndryshimet e bëra, largohem me shpresë sepse qytetarët e Republikës së Maqedonisë së Veriut meritojnë të jenë pjesë e familjes europiane, ka thënë Kelam.
Duke u bazuar në zgjedhjet e kaluara europiane, dhe vallë ekziston rrezik nga rritja e populizmit, eurodeputeti i Estonisë thotë se këtë e tregojnë vlerësimet, por e njëjta nuk do t’i ndalojë që të kenë shumicën konstruktive dhe funksionale në Parlamentin Europian. Grupet e vogla politike ndoshta do të humbin disa vende, kurse shkakun e sheh në atë që partitë kryesore me vite ngecin në lidhje me zgjidhjen e problemit, si identiteti i etniteteve europiane, migrimin, kontinuiteti i kulturës historike. Delegacioni shtatë anëtarësh i Parlamentit Europian, në vizitën dyditëshe në vend, pati takime edhe në qeveri, kuvend, me opozitën, si dhe me sektorin civil. Delegacioni e vizitoi edhe stacioni për filtrimin e ujit në Kërçovë e ndërtuar me para nga fondet e Bashkimit Europian. /Verica Dimijtrevska/