close

PENDAROVSKI: BASHKË PËR TË ARDHME EVROPIANE

Në tubimin zgjedhor në Tetovë kandidati për kryetar shteti i përkrahur nga koalicioni qeverisës, Stevo Pendarovski, theksoi se në plan ekonomik ndjehen përfitimet e politikës së jashtme të qeverisë aktuale. Pas problemeve të vështira, të cilat i “arkivuam”, siç tha ai, nuk ka mënyrë më të mirë se përkatësia në BE që të parandalohet trendi i shpërnguljes nga vendi.

Në sheshin e Tetovës, në mot me shi, ministri i Arsimit Arbër Ademi, para qytetarëve tha se Stevo Pendarovski është kandidati i cili Maqedonisë i ofron të ardhme evropiane për të gjithë, pa marrë parasysh përkatësine etnike dhe atë fetare.

Përshëndetja nga kryeministri Zoran Zaev për tetovarët erdhi në gjuhën shqipe, por edhe në dialektin lokal:

“Të nderuar tetovarë, çfarë bëjmë, do të fitojmë?-

Stevo Pendarovski, i cili disa herë u drejtua në gjuhën shqipe, i rikujtoi qytetarët së sërish është në garë, siç ishte para 5 viteve, për ndryshim të kreut shtetëror, me qëllim që vendi të fillojë t’i jetojë vlerat e BE-së dhe NATO-s. “ Edhe në qoftë se i humbim zgjedhjet e ardhshme, deri në fund të karrierës politike, e kemi patjetër të bejmë diçka për shtetin, që kur të na përmendim pas 20 viteve, këtë ta bëjnë për të mirë”. /Biljana Georgievska/