Kandidati për kryetar shteti i përkrahur nga koalicioni qeverisës, Stevo Pendarovski, premton se do të ketë ligj për PSP-në, pa marrë parasysh a do ta mbështesë opozita. Kryeministri Zoran Zaev i cili bashkë me Pendarovskin mori pjesë në tribunën në Kavadar, pohoi se liderit të VMRO-së i ka ofruar pjesëmarrje në qeveri, përpara nënshkrimit të Marrëveshjes së Prespës, po ai e ka refuzuar.
Në pyetjen e publikut në tubim zgjedhor në Kavadar, kandidati i koalicionit qeverisës, Stevo Pendarovski, deklaroi se do të ketë ligj për PSP-në, megjithë veshtirësitë në bisedime në mes grupit qeveritar dhe opozitar.
“Patjetër të ketë ligj për vazhdimin e statusit të PSP-së, duan apo nuk duan të na mbështesin ata, jo për Evropën, por për ne do të ketë. Për shkak të fushatës zgjedhore parlamenti nuk mund të punojë dhe ta miratojë, megjithatë jam i bindur se pas rrethit të dytë të zgjedhjeve do të miratohet.”–deklaroi Stevo Pendarovski, Kandidat për President.
Kryeministri Zoran Zaev pranoi se para marrjes së vendimeve të mëdha për vendin, si Marrëveshja e Prespës, i ka ofruar shefit të VMRO-DPMNE-së opozitare, Hristijan Mickoskit, vend në kabinetin qeveritar:
“I ofrova Mickoskit të krijojmë qeveri të përbashkët, për popullin tonë, të ecim bashkë, edhe drejt Marrëveshjes së Prespës edhe drejt NATO-s dhe BE-së, të punojmë bashkë, edhe pse është mandati im deri në vitin 2020. I ofrova, por refuzoi.”-shprehet Zoran Zaev, Kryeministër.
Pendarovski në lidhje me ekipimin e ambasadave në Maqedoni premtoi se nëse zgjidhet kryetar i shtetit, do t’i kthejë pas në punë “militantët partiakë”, të dërguar nga qeveria paraardhëse. /Biljana Georgievska/