“Rritje ekonomike që të mos i shohim fëmijët në ‘skajp’ “
Në takim me qytetarët në Manastir, kandidati për kryetar shteti nga koalicioni qeverisës Stevo Pendarovski, përsëriti se integrimi euro-atlantik dhe zhvillimi ekonomik do t’i ndihmojnë të rinjtë që të mos shpërngulen. Kryeministri Zoran Zaev në mbështetje të kandidaturës së tij.
Nuk ka vend në botë, nga i cili njerëzit nuk shpërngulen, por megjithatë me integrimin euro-atlantik të Maqedonisë të rinjtë shansin e parë për punësim dhe për krijimin e familjes do ta kenë në shtëpi, ka premtuar kandidati i LSDM-së qeveritare dhe BDI-së, dhe tridhjetë partive më të vogla Stevo Pendarovski.
“Që të mos i shohim fëmijët dhe nipërit tanë çdo mbrëmje në skajp, zgjidhja më e mirë për Maqedoninë është që të hyjë në proceset integruese dhe një orë e më parë të fillojmë të ngremë ekonominë në nivel në të cilin të gjithë të rinjtë do të fitojnë shans këtu. “ – tha Stevo Pendarovski.
Në Manastir, një nga qytetet e vendit i cili tradicionalisht ka shkallë të lartë shpërnguljeje, kryeministri Zoran Zaev theksoi se investimet e huaja tregojnë rritje në prodhimtari dhe eksport:
“Është rritur për 26% eksporti dhe importi në vend. Shifrat janë të mëdha. Kjo d.m.th kërkesë shtesë për fuqi punëtore.” -deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër i Republikës së Maqedonisë së Veriut.
Pendarovski është përqendruar në tema të lidhura me perspektivën e të rinjve, në festivalin “Youth Fest”, i organizuar nga Këshilli Rinor i Ambasadës Amerikane në vend. /Klan Maqedoni/