Kandidati për kryetar shteti i mbështetur nga LSDM-ja dhe koalicioni Stevo Pendarovski e uroi festën e ringjalljes së Krishtit- Pashkët nga manastiti Shën Jovan Bigorski. Fushatën e tij zgjedhore sot e vazhdon në Shtip dhe Strumicë.
Kandidati për kryetar shteti Stevo Pendarovski me familjen e tij në ditën e ringjalljes së Krishtit ishte në vizitë në manastirin Shën Jovan Bigorski në liturgji zyrtare. Pendarovski dha urime për paqe, bashkim dhe hapërim të përbashkët përpara, për të gjithë besimtarët që e festojnë këtë festë.
“Uroj që festën ta kaloni në paqe, lumturi dhe mirëqenie, ju bëj thirrje për bashkim, t’i japim dorën njëri-tjetrit, të bashkohemi rreth vlerave njerëzore dhe të vazhdojmë bashkë përpara për shumë vite.”- tha Stevo Pendarovski, Kandidat për President.
Ndërkohë në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve MIA, Pendarovski duke ju përgjigjur pyetjeve, mes tjerash ka theksuar se në këtë moment është më e rëndësishme që të kemi zgjedhje të pastër si kristali, demokratike, korrekte dhe transparente të presidentit të shtetit. Ndryshe, siç është shprehur Pendarovski, nuk mund të marrim datë për bisedime me Bashkimin Evropian. /Verica Dimitrijevska/