Kandidati për kryetar shteti i koalicionit qeverisës, Stevo Pendarovski, gjatë tubimit në Karposh i porositi kundërshtarët e tij politik se në zgjedhjet presidenciale të vitit 2014 iu vodh fitorja, dhe si argument për këtë ka lëndët e hapura gjyqësore, të ngritura nga PSP, “Titanik 1 dhe 2”, dhe lënda “mashtrimet zgjedhore” me vendime të plotfuqishme.
I pyetur nga publiku, çfarë do të vijonte në qoftë se opozita bojkoton rrethin e dytë të zgjedhjeve, nuk plotësohet censusi dhe nuk vjen deri te zgjedhja e presidentit, kandidati i partive qeverisëse, Stevo Pendarovski, u përgjigj se “nuk do të vajtojmë”, sepse kryetari i parlamentit është i obliguar menjëherë të shpallë zgjedhje të reja.
“Dikush niset nga fakti se gjatë kohës se referendumit ata bënë punë të ngjajshme që të mos shihet që janë kundër “Prespës”, si kusht për integrimet janë shumë më pak se ata që janë ‘për’, por tanimë këtu nuk vlen ajo logjikë, dhe sadoqoftë zgjedhje të ketë, ne do t’i fitojmë.” –tha Stevo Pendarovski-Kandidat për President.
Në lidhje me Marrëveshjen e Prespës me Greqinë, Pendarovski shtoi se ai i mbron ligjet e vendit, ashtu siç tha: “Nuk ka vend tjetër në botë që i ka ato mbishkrime, ata shënues të identitetit dhe emrin Maqedoni në kushtetutë”. /Biljana Georgievska/