close

PENDAROVSKI: OPOZITA DËSHIRON PRISHJEN E MARRËVESHJEVE

Heshtin ndaj pyetjes kush do të japë garanci ndërkombëtare


Në takim me qytetarët e Tetovës, qyteti në të cilin në rrethin e parë të zgjedhjeve Stevo Pendarovski, kandidati i koalicionit qeveritar, fitoi rreth 3000 vota më tepër se Gordana Siljanovska, e mbështetur nga opozita, akuzoi se blloku politik kundërshtar dëshiron të bëjë rishikim të të gjitha marrëveshjeve, të cilat qeveria i ka arritur me fqinjët, marrëveshje që shpiejnë drejt BE-së dhe NATO-s.

Kandidatja e opozitës edhe pas rrethit të parë të zgjedhjeve vazhdon me propagandë intenzive dhe me këmbëngulje angazhohet për prishjen e të gjitha marrëveshjeve që Qeveria i ka arritur me shtetet fqinje, me qëllim që të bëjë “më të mira” – deklaroi kandidati i koalicionit qeveritar Stevo Pendarovski në tubimin në Tetovë:

“Kur i pyesim kush do të japë garanci nga faktori ndërkombëtar për ato marrëveshje më të mira – heshtin. Sepse askush nuk do t’iu japë garanci të tillë. Duke qenë se të gjitha garancitë e mundshme ndërkombëtare i fituam ne vitin e kaluar kur i bëmë ato marrëveshjëe. Fuqitë më të mëdha botërore thanë PO për Marrëveshjen me Greqinë dhe për Marrëvershjen me Bullgarinë dhe me ndihmën e tyre u anëtarësuam në NATO dhe jemi në prag për t’u anëtarësuar në BE.” –tha Stevo Pendarovski, Kandidat për President.

Kryeministri Zoran Zaev më ndryshe i interpreton angazhimet e opozitës:

“Dëshiroj të ju bind, Gordana Siljanovska lufton për atë që ëndërron Mickoski, kurse Mickoski ëndërron atë që thotë Gruevski, kjo është amnisti për Gruevskin që ai të kthehet pas, amnisti nuk do të ketë më në vend.”- deklaroi Zoran Zaev, Kryeministër.

Qytetarëve të Tetovës iu drejtua edhe ministri Edmond Ademi, duke porositur se 10.000 votat e rrethit të parë të dhëna për kandidatin e opozitës të bllokut politik shqiptar, Blerim Reka, në rrethin e dytë duhet ta mbështesin konceptin e Pendarovskit, sepse angazhohet për vlera të njëjta si Reka, për anëtarësim në NATO dhe BE. Mosdalja në votime në rrethin e dytë, sipas Ademit, do të jetë tradhti ndaj këtij angazhimi. /Biljana Georgievska/