Në takim me banorët e Koçanit, kandidati për kryetar shteti i koalicionit qeverisës, Stevo Pendarovski, në pyetjen nëse si president i ri do të angazhohet për sistem të drejtë gjyqësor, theksoi se “nuk do të favorizojë lidhjet familjare në mes gjykatësve dhe nuk do të amnistojë kriminelët”.
Në rolin e profesorit, Pendarovski u bëri thirrje banorëve të mbledhur të hapin temë bisede, dhe pyetja e parë që iu drejtua ishte “a do të angazhohet për shtet të së drejtës? Ai u përgjigj se nuk do të falë asnjë nga të afërmit e tij nëse bëjnë shkelje të ligjit:
“Nga sot dhe nga nesër kushdoqoftë nga qeveria e re në qoftë se gabon duhet të mbajë përgjegjësi, gjithashtu edhe PSP-ja. Nuk do të ketë asnjë lloj falje ose mirëkuptimi për njerëz të cilët tani janë me mua, mbështetësit e mi, votuesit e mi, asnjëri nga ata nuk do të falet nëse rastësisht prek buxhetin e shtetit dhe fillon të merr para nga populli”. – deklaroi Stevo Pendarovski-Kandidat për President.
Në pyetjen nëse Maqedonia nuk pranohet në BE, a mendon për federalizim me Greqinë dhe bashkimin e Maqedonisë gjeografike, Pendarovski tha se duhet të jetë realist dhe se “Maqedonia asnjëherë nuk do të bëjë federatë me askënd”. /Biljana Georgievska/