close

PENDAROVSKI: PERSPEKTIVA EVROPIANE E NGADALSHME  

Presidenti Stevo Pendarovski për Televizionin shtetëror të Malit të Zi, ka theksuar se nuk është i kënaqur me mënyrën se si vendet e Ballkanit Perëndimor janë duke lëvizur drejt BE-së, duke potencuar se Evropa duhet të jetë më e vendosur rreth kësaj çështjeje.

Siç ka potencuar, në një prononcim për Televizionin shtetëror të Malit të Zi, edhe pse perspektiva evropiane është alternativë e vetme, e qëndrueshme dhe produktive për të gjithë rajonin, Presidenti Pendarovski ka ngritur shqetësime se kjo perspektivë kohëve të fundit është e mjegulluar, kurse rruga drejt familjes evropiane i ngadalshëm dhe i pasigurt.

“Unë shpresoj se do të jetë më shpejtë. Cili është mesazhi për ne që nuk kemi filluar negociatat. Nëse ju negocioni shtatë vite dhe nuk ka dritë në fund të tunelit, cka t`u them unë qytetarëve tanë në Maqedoninë e Veriut. Sa do të zgjasë kjo, 10 – 15 vite.” –deklaroi Presidenti i RMV-së Stevo Pendarovski.

Edhe pse pritej që Maqedonia e Veriut dhe Shqipëria të hapin negociatat me BE-në, vendimi u anulua, siç thuhet, për shkak të ndasive në BE rreth kësaj cështjeje.

“Gjithçka që kanë kërkuar e kemi plotësuar, duke llogaritur edhe kompromiset e vështira dhe tani e ka radhën Evropa të mbajë premtimet”- shprehet Presidenti i RMV-së.

Presidenti Pendarovski është shprehur i kënaqur rreth marrëdhënieve dhe bashkëpunimin me Malin e Zi duke shfaqur falënderime për Malin e Zi, për kontributin e dhënë për të ndihmuar Maqedoninë e Veriut në rrugëtimin e saj drejt NATO-s. /Klan Macedoni/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!