close

PENDAROVSKI PROMOVOHET NË KONGRESIN E LSDM-SË

Zaev: Mbështetja për kandidat konsensual-kthesë historike


Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë sot promovoi Stevo Pendarovskin si kandidat i vetëm për President jo vetëm të kësaj partie dhe aleatët e saj, por edhe të partnereve të kualicionit qeverisës. Kryeministri Zoran Zaev theksoi se mbështetja e gjerë paraqet një kthesë histroike dhe një garancion për zgjedhjen e presidentit për të gjithë qytetarët e shtetit. Për presidentin aktual Gjeorge Ivanov kryeministri tha se e ka keqpërdorur mandatin e tij.

Në këtë kongres promovojmë kandidat të koalicionit për zgjedhjet e ardhshme presidenciale, një kandidat të përbashkër për qëllimet tona të përbashkëta… Presidenti i ardhshëm i Republikës së Maqedonisë së Veriut, miku ynë, president për të gjithë Stevo Pendarovski.

Ajo që u paralajmërua sot në kongresin e LSDM-së qeverisëse. Profesori për marrëdhënime publike dhe koordinatori nacional i Maqedonisë për NATO, Stevo Pendarovski u konfirmua si kandidati i vetëm konsesual për shef të ri të shtetit, i përkrahur nga koalicioni politik i LSDM-së bashkë me afro 30 parti më të vogla, por edhe nga partneri më i madh në kabinetin qeverisës BDI. Ai është njëri në të cilin kryeministri Zoran Zaev e sheh kthesën historike siç e tha, transparencën e angazhimit politik për këtë shoqëri në vend të shoqërisë së ndarë në baza etnike ose në baza të tjera.

Këtë pasdite pas votimit të qindra delegatëve të kongresit të LSDM-së të ardhur në Shkup nga e tërë Maqedonia, pritet që Pendarovski t’i shfaq këndvështrimet primare për pozicionin shef i shtetit nëse ai fiton zgjedhjet e 21 Prillit. Kryeministri Zaev në ndërkohë ju falënderoi ministrave Radmilla Sheqerinska, Nikolla Dimitrov, Oliver Spasovski emrat e të cilëve deri në momentin e fundit ishin kandidat potencial për president, duke i thirrur si motor i qeverisë para së cilës edhe më tej mbeten detyrat për reforma, rritjen e ekonomisë, por edhe angazhimin për vlerat morale.

“Por shokë dhe shoqe kjo rritje integrale e ekonomisë do të jap rezultate veëm nëse ne sigurojmë se në Maqedoninë Veriore do të punohet sinqertë, dhe me përgjegjësi. Vendi ynë, qytetarët dhe politikanët të gjithë së bashku duhet t’i japim fund korrupsionit… duke punuar të përkushtuar dhe me vëmendje sidomos në normat morale dhe etnike.” –deklaron Zoran Zaev-Kryeministër i Maqedonisë.

Për shefin aktual të shtetit Gjorge ivanov i cili haptazi qëndroi kundër disa vendimeve politike të qeverisë si që është Marrëveshja e Prespës me Greqinë, marrëveshja për fqinjësi të mirë me Bullgarinë dhe ligji për gjuhët në Maqedoni, Zaev tha se e ka keqpërdorur mandatin e tij duke shtuar se votuesit do t’i thuan mirë u pafshim Ivanov. Në 21 prill do të zhvillohet raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale me tre kandidatë të cilat kanë prapavijë politike dhe akademike. Përveç Pendarovskit fushatën tani më e udhëheq Gordana Siljanovska, e mbështetur nga VMRO-ja opozitare dhe Blerim Reka i mbështetur nga opozitarët Aleanca për Shqiptaret dhe Besa. /Biljana Georgievska/