close

PENDAROVSKI: T’U JAPIM SHANS TË RINJVE

Kandidati për kryetar shteti i përkrahur nga LDSM-ja dhe koalicioni, Stevo Pendarovski, mbrëmë e prezantoi programin e vet zgjedhor para qytetarëve të Kumanovës, në qendër të vëmendjes ishin politikat për të rinjtë. Të martën Pendarovski fushatën e tij e vazhdon në Vrapçisht, Mavrovë, Rostushë, Qendër Zhupë si dhe Dibër, Kërçovë dhe Gostivar.

Kandidati për kryetar shteti, Stevo Pendarovski në tubimin në Kumanovë porositi se vetëm me kohezion të brendshëm dhe dyer të hapura drejt BE-së do t’i ndjejmë përfitimet ekonomike edhe këtë vit edhe çdo vit që vjen. Ai theksoi se shpërngulja e të rinjve nga vendi është rezultat i problemeve ekonomike.

“Në këtë mënyrë t’u japim shans të rinjve të krijojnë familje, të nisin bizneset e tyre, fatin e tyre ta kërkojnë këtu në vendin e tyre, dhe jo dikund tjetër për një botë më të mirë.” –shprehet Stevo Pendarovski.

Kryeministri dhe lideri i LSDM-së, Zoran Zaev, para qytetarëve të Kumanovës tha se Maqedonia ka një opsion për të ecur përpara, ky është opsioni bashkë përpara me Stevo Pendarovskin.

“Vota për Stevo Pendarovskin është votë për mundësi evropiane, për vendlindjen tuaj, mundësi për arsimim evropian, paga evropiane, standard jetese evropiane. Do të jetoni, do të punoni, do të udhëtoni me mundësi si moshatarët tuaj në Evropë.” -deklaroi Kryeministri Zoran Zaev.

Karvani qendror “Bashkë përpara” gjatë ditës së martë do të jetë në takime me qytetarët në Vrapçisht, Mavrovë, Rostushë, Qendër Zhupë, Dibër, Kërçovë dhe Gostivar. /Verica Dimitrijevska/