Për një ditë 147 dënime komunikacioni në Shkup

Ministria për Punë të Brendshme ka njoftuar se gjatë ditës së premte ka vazhduar me kontrollet në komunikacion.
“Në territorin e Qytetit të Shkupit janë shqiptuar gjithsej 147 masa, nga të cilat 11 sanksione për drejtim mjeti mbi shpejtësinë e lejuar, 10 masa për kalim në semafor të kuq, 13 sanksione për kundërvajtje të kryera nga këmbësorët. Janë shqiptuar gjashtë masa për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, katër për parakalim të paligjshëm”, thonë nga MPB.

Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë, ndërsa MPB apelon qytetarët që të respektojnë rregullat e komunikacionit në mënyrë që, siç thonë nga MPB, të rritet siguria në komunikacion dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share