Përdhunohet një fëmijë – Hetime ndaj dy të miturve të ndihmuar nga një vajzë 21 vjeçare

Ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Strumicë ku dy djem të mitur, të ndihmuar edhe nga një vajzë 21 vjeçare, kanë përdhunuar një vajzë të mitur, përcjell Klan Macedonia.

Prokuroria Themelore Publike Strumicë ka lëshuar urdhër për zhvillimin e procedurës hetuese ndaj një vajze 21 vjeçare për të cilën ekziston dyshimi i bazuar se ka ndihmuar në kryerjen e veprës penale “Dhunim të fëmijës nën moshën 15 vjeçare”, në pajtim me me nenin 188 paragrafi 2 në lidhje me paragrafin 1 të Kodit Penal.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Për të njëjtën ngjarje, prokurori publik kompetent i ka dorëzuar gjyqtarit për fëmijë në Gjykatën Themelore në Strumicë, kërkesë për fillimin e procedurës përgatitore ndaj dy fëmijëve në konflikt me ligjin për të cilët ekziston dyshimi i bazuar se kanë kryer aktet e përcaktuara me ligj si krim – Përdhunimi i një fëmije jo ende 15 vjeç”, thonë nga Prokuroria.

Gjatë festës së Vitit të Ri në shtëpinë e njërit prej të miturve, e dyshuara, në dijeni të krimit të saj, ka ndihmuar dy fëmijë të lindur në vitin 2007, duke përdorur forcë, për të dhunuar një vajzë të lindur në vitin 2005, përcjell KlanM.

“E dyshuara fillimisht e ka inkurajuar dhe dehur viktimën, e ka zhveshur në njërën nga dhomat, duke i lejuar dy të miturit të dhunojnë vajzën, e cila ka rezistuar gjatë gjithë kohës. Pas gjithë ngjarjes, e dyshuara ia ka veshur rrobat viktimës dhe ka filluar ta godasë me shqelma dhe shuplakë në pjesën e kokës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë Themelore Publike.

Prokurori publik kompetent, siç përcjell KlanM, i ka dorëzuar gjyqtarit të procedurës paraprake propozim për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarës. Propozimi është pranuar dhe gjyqtari me vendim i ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh.

Për dy fëmijët në konflikt me ligjin do të propozohet një masë në përputhje me nenin 115 të ligjit për drejtësinë për fëmijët – vënia e tyre nën mbikëqyrjen e Qendrës për Çështje Sociale, njoftojnë nga Prokuroria./KlanMacedonia

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share