Përfaqësuesja e Kosovës nisi drejt Izraelit

Kombëtarja e Kosovës në futboll është nisur drejt Izraelit, atje ku nesër (e shtunë) do të zhvillojë ndeshjen e parë kualifikuese për në Kampionatin Evropian Euro 2024.

Gjatë stërvitjeve të kësaj jave, futbollistët janë shprehur tejet entuziastë dhe me besim të plotë se kësaj radhe do t’ia dalin që ta realizojnë ëndrrën e madhe për të qenë pjesë e fazave finale të një evropiani.

Ballafaqimi ndërmjet Izraelit dhe Kosovës do të zhvillohet nesër me fillim nga ora 18:00, ndërsa pjesë e këtij grupi janë edhe Romania, Zvicra, Bjellorusia dhe Andorra.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share