Xhuda: Përparimi i nacionalistëve nuk është i mirë as për Evropën as për Ballkanin
Rreth 400 milionë qytetarë të Bashkimit Evropian, në 28 vende, pas dy javësh do të kenë mundësi të votojnë për përbërjen e re të Parlamentit Evropian. Në zgjedhje do të marrin pjesë rreth 50 milionë britanikë, edhe pse vendi është në rrugë të dalë nga Bashkimi Evropian. Në Parlamentin Evropian do të ulen përfaqësues nga tetë grupacione politike, me gjithsejt 751 përfaqësues.
Luksemburgu, Malta dhe Qipro kanë vetëm nga gjashtë euro-deputetë, por Gjermania ka 96 ulëse në Parlamentin Evropian, për përbërjen e re të të cilit nga 23 maji deri më 26 maj do të votohet në 28 vende anëtare të Bashkimit Evropian. Të drejtë vote kanë rreth 400 milionë evropianë, duke përfshirë edhe 50 milionë britanikë, politikanët e të cilëve deri tani nuk arritën marrëveshje për Breksit, kështu që vendi është i detyruar të ketë shpenzime për organizimin e zgjedhjeve për euro-deputetë, dhe nuk përjashtohet fakti që së shpejti do të duhet të japin dorëheqje.
Parlamenti Evropian vendos me ligje të propozuara nga Komisioni Evropian, këtë herë temat kryesore në periudhën parazgjedhore kanë të bejnë me shpenzimet, ndryshimet klimatike, të drejtat e punëtorëve, por edhe reformat që kanë të bëjnë me vetë organizatën.
Liderët e disa vendeve lindore, si Polonia dhe Hungaria e kritikojnë Brukselin për imponim të vendimeve, por edhe për politikat e emigrantëve, ndërkaq vendet anëtare nga Evropa perëndimore ua kthejnë, madje edhe me kërcënime për përjshtim nga ndihma financiare.
Në pyetjen nëse pret që Komisioni Evropian, kryetari i ri tij dhe euro-komisarët e rinj të jenë mjaftueshëm të udhëzuar që të dinë të menaxhojnë me Ballkanin Perëndimor dhe të bëjnë lëvizje drejt anëtarësimit, analisti britanik Tim Xhuda deklaron se nuk është optimist:
“Jo, nuk pres asgjë të mirë nga Komisioni i ri evropian, nuk e dimë kush do të jetë komisari i ri, por nuk pres shumë nga përbërja e re.” deklaroi Tim Xhuda, analist.
Rritja e numrit të partive të djathta nacionaliste në shumë vende evropiane, sipas Xhuda, nuk është e mirë për rajonin:
“Në përgjithësi, nuk mendoj se rritja e numrit të nacionalistëve, populistëve në Evropë është diçka e mire për gjithë Evropën, por edhe për Ballkanin. Në fakt, në këtë rajon d.m.th se do të ketë stagnim dhe përparim më i ngadalshëm, në krahasim me vitet e fundit” –shprehet Tim Xhuda, analist.
Në Parlamentin Evropian ulen deputetë nga tetë grupacione politike, prej të cilave në përbërjen e deritanishme në numër më të madh ishte Partia Popullore Evropiane, nga krahu i djathtë, me 217 vende. Socialistët dhe Demokratët nga qendra e majtë kishin 186 vende.
Aty është edhe Aleanca e Liberalëve dhe Demokratëve, por edhe dy grupe të djathta anti-BE, të udhëhequra nga Partia Britanike për Pavarësi dhe Fronti Nacional Francez, me gjithsejt 78 euro-deputetë. Në Britani një pjesë e madhe këtë votim e cilësojnë si një referendum të ri për Breksit, i cili mund t’i ndihmojë procesit për çkyçje të vendit nga familja evropiane, të përshpejtohet ose të ndalet. /Biljana Georgievska/