close

PËRKUJTOHET ABDILAQIM ADEMI NË NJË VJETORIN E VDEKJES

Si sot 1 vjet më parë u nda nga jeta ish ministri dhe funksionari i lartë I BDI-së Abdilaqim Ademi. Përfaqësues të lartë politikë kanë nderuar figurën e tij duke bërë homazhe në varrin e tij.


Është përkujtuar në 1 vjetorin e ndarjes nga jeta ish ministri dhe funksionari i lartë i BDI-së Abdilaqim Ademi. Në varrezat e fshatit Shemshovë ku pushon i ndjeri Ademi, figura të njohura të skenës politike por jo vetëm, bën homazhe për nder të figurës së tij.
Në këtë 1 vjetor, Abdilaqim Ademi përveç se ka munguar në familje, ai i ka munguar Shemshovës dhe skenës politike, deklaruan kështu familjarët e të afërmit.

Ndryshe, Ademi u nda nga jeta më 16 shkurt të 2018 si pasojë e një sëmundjeje të rëndë. Ai ishte njëri nga themeluesit e BDI-së. Ademi  ishte nënkryetar për zbatimin e Marrëveshjes së Ohrit në Qeverinë e Maqedonisë që nga viti 2008 , Ministër i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor nga  2011 deri më 2014 dhe Ministër i Arsimit dhe Shkencës në periudhën prej 20 qershorit të 2014 deri më 16 janar 2016./Blerona Jakupi/KlanM