close

PËRLESHJE MES PAKISTANIT DHE INDISË NË KASHMIR

Tre ushtarë pakistanezë u vranë nga sulmet e Indisë në rajonin e kontestueshëm të Kashmirit. Ushtria e Pakistanit tha se disa pjesëtarë të tjerë të saj u plagosën.

Ushtria pakistaneze po ashtu tha se “u përgjigj në mënyrë efektive” pas sulmeve të Indisë me mortaja në qytetin kufitar Rakçakri, i cili ndodhet në pjesën pakistaneze të Kashmirit. Zyrtarët indianë nuk i komentuan raportet nga Pakistani. /Agjencitë/