Përplasen dy trena në Spanjë, 150 persona të plagosur

Të paktën 155 persona janë lënduar pasi dy trena u përplasën në rajonin e Katalonjës në veri-lindje të Spanjës. Përplasja ndodhi në stacionin Montcada i Reixac – Manresa, rreth 12 km (7 milje) nga qendra e qytetit rreth orës 07:50.

Mediat lokale raportuan se trenat po udhëtonin në të njëjtin drejtim dhe u përplasën ndërsa njëri ishte i parkuar në stacion.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Është e paqartë se si ka ndodhur aksidenti dhe zyrtarët ende nuk kanë komentuar. Rreth 150 persona kanë ngelur të plagosur lehtë, ndërsa 5 të tjerë janë në gjendje të rëndë.

Trafiku i trenave u ndërpre për pak kohë në disa linja për shkak të aksidentit, tha shërbimi hekurudhor kombëtar Renfe. /tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share