close
vmro-lsdm_0_1_1-890×395

Akuza dhe kundërakuza për nepotizëm


Vazhdojnë grindjet partiake në lidhje me punësimet e familjarëve të afërt të funksionarëve të lartë, ku opozitarja VMRO, zbardhi katër raste të reja të nepotizmit, ndërsa LSDM-ja në pushtet i bëri thirrje liderit opozitar Hristijan Mickoski të marrë përgjegjësi për punësimet në kohën kur ata kanë qenë në pushtet.

VMRO-ja opozitare doli sot me dy konferenca shtypi, njëra pas tjetrës. Në konferencën e parë, anëtari i komitetit ekzekututiv të VMRO-së, Cvetan Tripunovski, e akuzoi pushtetin, por edhe ministrin e Bujqësisë Lupço Nikollovski për neglizhencë ndaj bujqëve dhe blektorëve, duke shtuar se këta të fundit i kemi të ulur në gjunjë, kurse 50 mijë tonë mollë të Prespës do të mbarojnë në koshin e plehrave.

Njezëzit luten për ndihmë kurse ministri, për fat të keq nuk gjen kohë për t’i dëgjuar dhe për të gjetur zgjidhje për plasmanin e brendit të mollës prespare. Mu kjo qeveri u premtonte edhe kultivuesëve të mollave dhe të gjithë bujqëve se do t’i hapë tregjet dhe blerës të cilët do të “rrihen” për ta blerë mallin e tyre. As tregje hapën as blerës siguruan kurse kultivuesit mbetën vetë me hallet e veta.” tha Cvetan Tripunovski- Anëtar i Komitetit Ekzekutiv VMRO DPMNE.

Dimçe Arsovski në konferencën e dytë për shtyp, e akuzoi strukturën në pushtet për skandalin më të madh me nepotizëm dhe zbardhi edhe raste të reja.

“Deputeti Sashko Atanasov, nuk mbeti më shkurt se kolegët e tij. Ky deputet pasi i ka punësuar kushëririn e tij Gjorgji Ivanov si mësues të anglishtes dhe edukatës fizike në shkollën fillore Goce Dellcev, gjithashtu edhe Zoran Atanasov si mësues i edukatës fizike në të njëjtën shkollë. Rasti i tretë është kumbarja e tij të cilën ky deputet e ka punësuar në Komunën e Vasilevës. Dhe rasti i katërt, Tatjana Llallcevska, kolegia e tij, deputete në LSDM, paramendoni e ka punësuar bijën e saj në foshnjoren Mlladost” deklaroi Dimçe Arsovski.

Ndërkaq zëdhënësi i LSDM-së Kostadin Kostadinov i bëri thirrje liderit të VMRO-së Hristian Mickoski të marrë përgjegjësi dhe kërkoi që urgjentisht të tërhiqen punësimet e familjarëve të tyre më të afërt në kohën kur ata kanë qenë në pushtet.

“Kunata e deputetit Antonio Milloshovski, grua e vëllait të tij, Aleksandra Milloshovska është e punësuar në drejtorinë e të ardhurave publike, daja i Vlladimir Korunovskit është i punësuar në Agjencinë për kadastër, kushërirja e parë e Elizabeta Korunska është drejtore e një shkolle fillore, kurse dhëndri i Marjanit është ushëheqës i Mepso.” deklaroi Kostadin Kostadinov Zëdhënës i LSDM-së.

Sipas cilave kritere janë punësuar anëtarë të familjeve të funksionarëve të lartë në vend mbetet të zbardhet nga komisioni i sapoformuar i shtetit për luftë kundër korrupsionit. /Verica Dimitrijevska/

 

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia