Ky xhirim tregon një prej goditjeve me raketa gjatë natës nga Izraeli, drejt objektivave të Hamasit në Gaza. Ushtria izraelite u kundërpërgjigj sulmeve të vazhdueshme të organizatës ekstremiste që nisën prej të premtes.
Bilanci i sulmeve është 9 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur mes të dyja palëve. Mes të vdekurve vetëm 1 është në radhët e Izraelit, një banor 58-vjeç i Ashkelonit në jug të Izraelit, banesa e të cilit u godit gjatë natës nga raketat e hedhura nga Hamasi.
Ekstremistët palestinezë kanë hedhur 430 raketa në drejtim të Izraelit, prej të premtes. Një pjesë e tyre janë kapur nga mbrojtja raketore izraelite “Iron Dome”. Izraeli është kundërpërgjigjur me raketa e bombardime me avionë, duke shkatërruar mbi 200 objektiva të Hamasit. Përplasjet nisën prej të premtes kur militantë të Hamasit plagosën dy ushtarë izraelitë në kufirin jugor, pas bllokimit nga Izraeli të një korridori ku dyshohej se ekstremistët trafikonin armë. Këto konsiderohen si përplasjet më intensive të javëve të fundit.
Tv Klan