Udhëheqësja e Hong Kongut, Carrie Lam, e dënoi, siç tha, “përdorimin ekstrem të dhunës” nga protestuesit, që sulmuan dhe vandalizuan parlamentin e këtij territori të hënën.
Aktivistët e pushtuan Këshillin Legjislativ për orë të tëra, pasi u larguan nga një protestë paqësore. Trazirat, në fakt, pasuan protestat paqësore që zgjasin me javë në Hong Kong dhe janë nxitur nga një projektligj për ekstradimin. /Agjencitë/