close

PËRUROHET AUTOSTRADA ‘ARBËN XHAFERI’

Projekti ka urën më të gjatë në Ballkan


Është bërë inaugurimi i Autostradës Prishtinë-Hani i Elezit që mban emrin “Arbër Xhaferi”. Në ceremoninë e përurimit morën pjesë zyrtarë të lartë të Kosovës, por edhe qeveritare nga Shkupi, Podgorica e Tirana.

Nese dikur vetëm kemi ëndërruar projekte të këtilla infra strukturore por jo vetëm, sot e gjitha kjo është bërë realitet, tha shefi i shtetit te Kosovës Hashim Thaçi. Thaçi, i cili si Kryeministër i Kosovës e kishte nisur ndërtimin e autostradës Prishtinë-Shkup gjatë manifestimit potencoi se ky është njëri nga projektet më madhore të Kosovës dhe një investim që ia ka vlejtur.

Kjo vepër moderne i jep një pamje të re jo vetëm Kosovës por tërë rajonit, tha në ceremoninë e përurimit, Kryeministri i Kosovës Ramush Haradinaj.

Të pranishëm në përurimin e autostratës R6 ishin edhe Dushko Markoviq Kryeministër I Malit të Zi edhe Zoran Zaev  Kryeministër i Maqedonisë së Veriut. Prej sot do të bëhet rrugë komunikacioni që do të mundësojë qarkullimin më të shpejtë dhe se kjo autostradë është një shpërblim për durimin dhe lidhjet e shumta që Kosova i ka me Maqedoninë e Veriut, theksoi Zaev në Manifestim.

“Autostrada që do të lëshohet sot në përdorim, do të jetë motivim i fuqishëm për ne që ti shpejtojmë përgatitjet për fillim të punimeve të autostradës Bllacë-Shkup. Këto ditë edhe tek ne do të nënshkruhet tender për autostradën e cila është 14 kilometra, me vlerë 120 milion euro, e cila është mes kufirit të republikës së Maqedonisë dhe Kosovës, deri në qytetin kryesor të vendit tonë Shkupit. Kështu do të rrumbullaksohet lidhja e autostradave mes Shkupit dhe Prishtinës dhe udhëtimi mes këtyre dy qyteteve do të zgjas vetëm 45 minuta.”-tha Zoran Zaev-Kryministër i RMV-së

12.5 kilometrat e segmentit të dytë që duhet ta realizoj Maqedonia e Veriut pritet të fillojnë së shpejti, kjo u bë e ditur për Klan Maqedoni nga ZV.Kryeministri Bujar Osmani.

Kjo autostradë është vlerësuar si si një rrugë që do të shërbej si urë bashkëpunimi mes shteteve fqinje e që do të përfiton gjithë rajoni i Ballkanit. Ndërtimi I saj filloi në vitin 2014, në një gjatsi rreth 70 kilometra e që ka kushtuar rreth 650 milion euro. /Lulzime Ameti/