close

PËRVJETORI I DEPORTIMIT TË HEBRENJËVE

Aktivitete të ndryshme në Shkup


Në organizim të Komunitetit hebrej dhe Fondit të holokaustit janë organizuar aktivitete të shumta në Shkup me rastin e shënimit të 76 vjetorit nga deportimi i hebrenjëve të Maqedonisë.

Këtë vit përveç shënimit të 76 vjetorit nga deportimi i hebrenjëve të Maqedonisë shënohet edhe 75 vjetori nga ripërtërirja e bashkësisë hebraike pas Luftës së Dytë Botërore. Vetëm disa nga të mbijetuarit e tmerrit të holokaustit janë kthyer në shtëpitë e tyre. Qendra memoriale e holokaustit në Shkup është e një rëndësie të veçantë – u tha në këtë manifestim.

“Qendra memoriale e holokaustit është vendi ku tregohet ekzsitimi dymijë vjeçar i hebrenjve në këto hapësira, vend që ruan kujtimin e viktimave të holokaustit, kulturën dhe traditën e tyre.” tha Goran Sadikario – Drejtor Ekzekutiv i Fondit të Holokaustit.

11 Marsi është data, simboli i kujtimit të atij 11 marsi i viti 1943 – fillimi i fundit të deportimit të mbi shtatë mijë hebrenjve nga kampin famëkeq Treblinka – ka deklaruar Kryetarja e Bashkësisë hebraike Berta Romano Nikoliq

“Të likuiduarit nga popullsia e përgjithshme kundrejt popullatës në territor, 50% ishin fëmijë. 76 vite më vonë në këtë 11 mars i nderojmë duke hyrë në shtëpinë e tyre të përbashkët, shtëpinë e kujtimeve dhe unë do ta quaj tempull të dritës së shpirtit të njeriut” –shprehet Berta Romano Nikoliq – Kryetare e Bashkësisë Hebraike.

Përvjetori i deportimit të hebrenjve solmenisht u shënua edhe në Tetarin Popullor ku Kryeministri Zoran Zaev theksoi se kujtimi i viktimave të holokaustit është obligimi ynë.

“Holokausti është një tragjedi njerëzore që nuk mund të krahasohet me asnjë anë të errët të civilizimit tonë. Një akt i së keqe në formën më të tmershme. Ky gjenocid është paralajmërim dhe mësim për të gjithë ne, për të gjitha fetë, për të gjitha kohërat” –vlerëson Zoran Zaev – Kryeministër.

Për eksodin e hebrenjve folën edhe Rabini Endërju Bejker – Drejtor për marrëdhnënie ndërkombëtare në Komitetin amerikan hebraik, Robert Singer – Nënkryetari ekzekutiv në Kongresin Botëror hebraik dhe Zev Elkin – Ministër i Jerusalemit dhe i Ambientit Jetësor në qeverinë izraelite. /Verica Dimitrijevska/