close
Bota

PIKËPYETJE TË MËDHA PËR KOMPANINË BOEING

3F3CC972-7F57-4ED7-AEEC-24EA595E3632_cx0_cy8_cw0_w1023_r1_s

Rrëzimi i aeroplanit me pasagjerë i linjës ajrore, Ethiopian Airlines, që ka lënë të vdekur 157 persona në bord, ka ngritur pikëpyetje të reja lidhur me sigurinë e aeroplanit, Boeing 737 MAX 8.

Rrëzimi i 10 marsit, ka shënuar aksidentin e dytë fatal në më pak se gjashtë muaj, në të cilin është përfshirë lloji i njëjtë i aeroplanit.Në muajin tetor, një aeroplan i njëjtë i kompanisë Lion Air pati rënë në oqean, duke lënë të vdekur 189 persona.

Në përgjigje të këtij incidenti dhe deri në sqarimin e plotë të situatës linjat ajrore të Etiopisë dhe Kinës kanë hequr dorë nga të gjithë aeroplanët Boeing 737 MAX 8. /Agjencitë/

 

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia