Maturantët sot do të testohen për pjesën e dytë të maturës shtetërore me testin e provimit ekstern që e përzgjedhin. Nga gjithsej 15.899 kandidatë, 14.320 kanë paraqitur gjuhën angleze.
Provimi i parë – Gjuhë amtare dhe literaturë (maqedonisht, shqip apo turqisht), që është e patjetërsueshme, u testuan më 4 qershor.
Sipas të dhënave nga Qendra shtetërore për provime, prej numrit të përgjithshëm 15.899 maturantë të lajmëruar për maturë shtetërore, 7.135 janë nga gjimnazi, 8.504 nga shkolla profesionale dhe 160 nga shkollat e artit./MIA