Plane për fustan të bardhë, Adelina Tahiri: Burri thotë kam marrë grua shqiptare që…

Në klipin e saj të javës në “Dance Albania” në Tv Klan, Adelina Tahiri shfaqet në momente të ëmbla me bashkëshortin e saj. Ajo zbulon edhe se në planet e saj përpara spektaklit ishte një dasmë në Dhjetor, edhe nga kërkesa e djalit të saj. Me një puthje, Adelina falënderon bashkëshortin për mbështetjen, ndërsa shton se dëshira e tij është të kenë sa më shumë fëmijë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Adelina Tahiri: Unë me valsin isha si nuse. Më pëlqeu jashtë mase shumë edhe pse ky show më çorientoi komplet nga planet e mia që kisha. Mami dua të të shoh me fustan të bardhë sepse ka kërkuar foto dhe unë nuk kam foto të tilla dhe unë kisha planifikuar ta bëj në mes të Dhjetorit. Nuk di se si t’i falënderohem për të gjitha përkrahjet dhe për çdo gjë që bën për mua. E them publikisht, Jozhe të dua shumë.

Jozhja vjen këtu çdo javë, ne kemi një fëmijë, jemi një familje shumë e lumtur, por ai është një burrë që meriton dhe do shumë fëmijë. Dhe më thotë unë kam marrë grua shqiptare që të më lindë 4 fëmijë. Po, ne e kemi në plan të zgjerojmë familjen dhe ishalla po ndodh këtu, pse jo, nuk do jetë diçka për herë të parë, unë kam dijeni që dhe një artisteje tjetër i ka ndodhur e njëjta./tvklan.al

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share