Plani i BE-së: SHBA dhe BE mirëpresin vendimin e Kurtit

LAJÇAK: TANI NISIN BISEDIMET NË NIVEL TË LARTË

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Evropian kanë mirëpritur sic kanë thënë vendimin e kryeministrit Albin Kurti për të pranuar në parim planin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë Serbi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

Emisari I BE-së për dialogun Miroslav Lajcak ka shkruar në Tuitter se tash do të vazhdojnë bisedimet në nivel të lartë.

Jam I lumtur që Kosova ka pranuar në parim propozimin e BE-së. Ne do të vazhdojmë bisedimet për takim të nivelit të lartë.

Ndërsa ambasadori I SHBA-së në Kosovë Jeffrey Hovenier ka ofruar pëkrahjen e plotë për dialogun e lehtësuar nga BE-ja.

“Shtetet e Bashkuara të Amerikës inkurajohen dhe mirëpresin vendimin e Kosovës për të pranuar në parim propozimin e BE-së dhe ne do të vazhdojmë të ofrojmë pëkrahjen e plotë në dialogun e lehtësuar nga BE-ja. Marrëveshja e përkohshme do të sjell përfitime të konsiderueshme si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë”
 ka shkruar Hovenier në Tuiter.

Kryeministri Albin Kurti ka thënë se plani i BE-së është bazë e mirë për diskutime.

ALBIN KURTI- KRYEMINISTËR I KOSOVËS

Sipas kryetarit të parlamentit Glauk Konjufca  kryeministri Kurti para tre muajsh ka thënë që ky plan  është bazë e mirë për diskutime, ndërsa ka thënë se do të gjendet një formë e re e Asociacionit.

GLAUK KONJUFCA- KRYETAR I PARLAMENTIT TË KOSOVËS

LDK-ja ka reaguar duke thënë se  nuk duhet një marrëveshje bazë që nuk përmban njohjen për Kosovën.

Propozimi i BE-së nuk është marrëveshje finale por një marrëveshje tjetër për normalizim të marrëdhënieve, ndërsa në versionet që janë publikuar në media aty në asnjë pikë nuk përmendet njohja e Kosovës nga Serbia.

Përgatiti: Blerta Dalloshi Berisha

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share