Po bëhen viralë, ç’janë thonjtë ‘tuxedo?’

Thonjtë në ngjyra neutrale, të mbuluar nga një shtresë shkëlqimi po i  lënë vendin thonjve ‘tuxedo’. Njësoj si kostumi klasik që vishet në evente të veçanta, thonjtë kombinojnë të bardhën dhe të zezën në modele të ndryshme. Përzgjedhja e detajeve është personale, por frymëzohet nga linjat e sakta të kostumit, kravata apo kopsat.

Ishte Vanessa Hudgens ajo që u shfaq me një model të tillë thonjsh në Oscars 2023 dhe prej atëherë, ka nisur të bëhet virale. Kombinimi bardhezi duket se përshtatet me çdo veshje.

Të vendosura në një model thonjsh francezë:

Duken të pastër dhe të rregullt për shkak të vijave të holla dhe ngjyrave.

Pikat e bëjnë të duket njësoj si kostumi.

Më minimaliste, por pa u shkëputur nga trendi.

Ngjyra e bardhë mund të përdoret në një version më transparent dhe me xixa, për të gjitha vajzat që preferojnë të jenë më maksimaliste.

/tvklan.al

Lexo gjithashtu
Total
0
Share