close
Rajoni

PO QËNDISET FLAMURI MË I MADH MALAZEZ NË BOTË!

26BBC984-8B1F-4F26-8C2C-9D9B7DF1C096

Zhvillimet e vrullshme në skenën politike, si rrjedhojë e ardhjes në pushtet të bllokut të partive pro-serbe, në Mal të Zi, kanë bërë që një malazez të ndërmarrë nismën për qepjen e flamurit më të madh në historinë e kësaj republike ish-jugosllave me diçka më shumë se 600 mijë banorë.

‘Flamuri më i madh malazez në botë, me një sipërfaqe prej pesë mijë metrash katrorë, do të shpaloset me rastin e kremtimit të Ditës së Pavarësisë – më 21 maj,’ – shkruan portali ‘Antena M’. Sipas këtij burimi, nismëtar i këtij projekti është njëfarë Igor Damjanoviq i cili citohet të ketë deklaruar se frymëzimin e ka marrë nga parulla ‘Të gjithë nën një flamur’. Dimensionet e flamurit janë impresive: 100×50, ndërsa pesha ka për të qenë 700 kilogramë. Damjanoviq ka paralajmëruar se flamuri ka për të kushtuar 16.000 euro, do të qepet nga një firmë në Bosnjë e Hercegovinë dhe pritet të jetë gati më 15 maj. Ai pritet të shpaloset në të gjitha qytetet, por ka për të qëndruar edhe në zona të caktuara rurale, madje edhe në det. Paralelisht me shpalosjen e simbolit kombëtar e shtetëror do të intonohet edhe himni malazez, – ka njoftuar Damjanoviq duke nënvizuar interesimin e madh të atyre të cilët dëshirojnë të participojnë për mbulimin e shpenzimeve./ Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia