close
Rajoni

PODGORICË: INICOHET SHKARKIMI I MINISTRIT TË DREJTËSISË

0ECB9ACB-AF56-4F17-8208-8295DD309538

VLADIMIR LEPOSAVIQ VË NË PIKËPYETJE GJENOCIDIN NË SREBRENICË


Në Mal të Zi, Kryeministri Zdravko Krivokapiq, ka kërkuar të hënën dorëheqjen e ministrit të Drejtësisë, të Drejtave të Njeriut dhe Pakicave, Vladimir Leposaviq. Arsye për këtë është një deklaratë e këtij të fundit me të cilën vuri në pikpyetje gjenocidin në Srebrenicë ku korrik të vitit 1995 forcat ushtarako-policore vranë mbi tetë mijë myslimanë të Bosnjës.

Në një konferencë të jashtëzakonshme shtypi, në Podgoricë, kryeministri Zdravko Krivokapiq, shpjegoi se sa i përket deklaratës së debatueshme të ministrit të Drejtësisë, fillimisht i kishte kërkuar atij që të arsyetonte vet deklaratën e bërë në parlamentin malazez, sipas së cilës, kur është fjala për ngjarjen e vitit 1995, nuk kishte njohuri për të, por se ‘ishte i gatshëm të pranojë se në Srebrenicë është kryer gjenocid  atëherë kur kjo të përcaktohej pa dyshim’. Mirëpo, Krivokapiq rikujtoi se edhe deklarata e dytë e Ministrit ishte në të njëjtën frymë dhe bie ndesh edhe me Deklaratën e Parlamentit të Malit të Zi të vitit 2009 me të cilën konfirmohej Rezoluta për gjenocidin në Srebrenicë:

‘Po, kam kërkuar dorëheqjen, sepse çmoj se kjo është mënyra më e mirë që me aktin personal të dëshmojmë përgjegjësinë tonë. Këtë e bëra edhe të premten, këtë e bëra edhe sot, duke dëshiruar që të mbroj së pari integritetin e kësaj qeverie,’- tha kryeministri Krivokapiq  duke pranuar se kishte marrë një vendim të vështirë dhe tani fjalën duhet ta thotë parlamenti. Sipas tij, qëndrimet e ministrit Leposaviq dhe të Qeverisë janë diametralisht të kundërta. Media në Podgoricë ndërkaq njofton se ministri aktual i Drejtësisë ka lënë të kuptohet se nuk ka ndërmet të dorëhiqet. Deklarata e e tij për Srebrenicën u pasua me reagime të forta në gjithë rajonin dhe në qarqet ndërkombëtare me influencë./Klan Macedonia/

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia