close
Vendi

POLICIA E RMV-së DO TË KUJDESET PËR SIGURINË NË EURO 2020

C5B5DA42-7D12-4D2B-B76C-1BE1DB4456D5

NGA 11 – 18.06.2021, PESË ZYRTARË NGA RMV-ja DO TË JENË NË BUKURESHT


Me rastin e Kampionatit Evropian të Futbollit EURO 2020, ku për herë të parë do të merr pjesë edhe Kombëtarja e RMV-së, MPB-ja në bashkëpunim me policinë e Rumanisë dhe shërbimet kompetente të UEFA-së, ka dërguar një ekip prej 5 zyrtarëve policor, të cilët nga 11 e deri më 18 Qershor do të jenë të pranishëm në Bukuresht.

Detyra e policëve nga RMV-ja është që bashkë me ekipet policore të Rumanisë, Austrisë dhe Ukrainës të krijojnë kushte sigurie që kjo ngjarje e rëndësishme sportive të kalojë konform standardeve më të larta të sigurisë, njëkohësisht t`u dalë në ndihmë qytetarëve të RMV-së që do të jenë të pranishëm në Bukuresht ngjatë ndeshjeve të kombëtares.

Në këtë mënyrë, MPB-ja, konfirmon kapacitetet profesionale të zyrtarëve policor, si dhe përkushtimin evropian, duke plotësuar me këtë rast standardet më të larta të sigurisë gjatë ngjarjeve sportive me rrezik të lartë – thuhet në komunikatën e MPB-së.  /KlanMacedonia

Klan Macedonia

The author Klan Macedonia