Policia financiare paraqiti kallëzim penal ndaj disa prokurorëve

RUSKOVKA: ÇDOKUSH KA TË DREJTË TË PARAQESË KALLËZIM PENAL

Policia Financiare ka paraqitur kallëzim penale kundër disa prokurorëve për vepra të kryera penale. Nga ky institucion nuk kanë dhënë më tepër detaje se për cilët prokuror konkretisht bëhet fjalë dhe se, për çfarë vepre penale është bërë kallëzimi.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 1180x200

“Drejtoria e Policisë Financiare ka paraqitur kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup, në të cilën janë përfshirë të gjitha prokurorët për të cilët vlerësojmë se ka bazë për dyshim për vepra të kryera penale. Duke pasur parasysh se, procedura për të gjitha personat e paraqitur nga ky moment është sekret, duke respektuar prezumimin e pafajësisë të të paraqiturve, kjo është e tëra që mund të ndajmë me opinionin, në pajtueshmëri me ligjin për procedurë penale”, deklaruan nga Policia Financiare.

Nga Prokuroria Themelore kanë konfirmuar për TV Klan M se, kanë pranuar kallëzimin penal në fjalë, megjithatë as nga ky institucion nuk kanë ndarë më tepër detaje.

Kallëzimi do t’i ndahet prokurorit kompetent publik. Prokuroria nuk ka mundësi të ndajë detaje nga kallëzimi i paraqitur penal, duke pasur parasysh fazën në të cilën ndodhet procedura”, deklaruan nga Prokuroria THemelore Publike.

Ndërkohë, shefja e Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion ka komentuar shkurt për TV Klan M se, çdo kush ka të drejtë të paraqesë kallëzim penal.

“Çdokush ka të drejtë ligjore të paraqesë kallëzim penal kundër çdo kujt”, deklaroi VIlma Ruskovska, kryeprokurore e PKOK

Kujtojmë se, javën e kaluar kishte përplasje publike mes drejtorit të Policisë Financiare, Arafat Muaremi dhe shefes së Prokurorisë për Krim të Organizuar dhe Korrupsion, Vilma Ruskovska. Muaremi paralajmëroi se, do të paraqesë kallëzime penale kundër prokurorëve të cilët me urdhër të Ruskovskës, muajin e kaluar bastisën këtë institucion. Për këtë rast, Muaremi paraprakisht, paraqiti Ruskovskën edhe te kryeprokurori publik, Lubomir Joveski, i cili tha se, ka pasur mangësi në procedurë gjatë bastisjes së kryer me urdhër të Ruskovskës. Prokurorja Ruskovska javën e kaluar përmes një letre publike, kërkoi ndihmën e ambasadave të SHBA-së dhe BE-së, për presionet që po i bëhen nga drejtori i Policisë Financiare, siç ka theksuar ajo. Nga këto ambasada u përgjigjën se, kjo është një çështje që duhet të zgjidhet nga organet kompetente./KlanMacedonia.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share