Policia gjen fëmijën, arrestohet kryerësja e veprës

Sot (16.08.2022) zyrtarë policor nga SPB-Shkup kanë privuar nga liria S.S nga Shkupi, pas denoncimit se rreth orës 11.30 ka marrë foshnjen nga GJ.M, e cila, sipas denoncimit, foshnjen e ka lënë para një marketi në Qendrën Tregtare të Qytetit – Shkup. Foshnja dhe S.S janë gjetur në territorin e Gjorçe Petrovit dhe S.S është ndaluar në stacionin policor.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Policia njofton se menjëherë pas denoncimit janë marrë masa adekuate nga zyrtarët policor dhe është njoftuar edhe Prokurori Publik. Në bisedë është ftuar edhe bashkëshorti I denoncueses si dhe vozitësi I taksisë me të cilin S.S kishte shkuar në drejtim të Gjorçe Petrovit. Kundër S.S do të dorëzohet kallëzim penal në prokurorinë kompetente dhe me procedurë të shpejtë do të dalë para gjykatësit kompetent – thuhet në njoftimin e MPB-së.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250
Lexo gjithashtu
Total
0
Share