Policia ka shtënë me plumba gome dhe ka lëshuar gaz lotsjellës në Hong Hong, teksa janë përshkallëzuar protestat rreth një projektligji të ri për ekstradim. Kjo ka qenë hera e parë në disa dekada që, policia e Hong Kongut ka përdorur plumba gome. Protestuesit kanë bllokuar rrugët kryesore rreth ndërtesave qeveritare dhe kanë gjuajtur gjësende drejt policisë. Qeveria është ende duke shtyrë përpara projektligjin, i cili do të lejonte ekstradimin në Kinë dhe pritet të ketë miratimin final më 20 qershor. /Agjencitë/
POLICIA PËRDOR PLUMBA GOME NDAJ PROTESTUESVE NË HONG KONG
