Policia turke njoftoi se ka arrestuar më shumë se 100 persona të cilët dyshohen se janë të lidhur me klerikun Fetullah Gulen, i akuzuar për tentim grusht-shteti në vitin 2016.
Prokurorët lëshuan urdhër-arrest për 400 persona por vetëm 127 u arrestuan. Bastisjet për arrestimin e të dyshuarve tjerë janë duke vazhduar në mbarë vendin. /Agjencitë/