close

POLITIKA PUBLIKE “TË GJELBËRTA”

Të paralajmëruara eko-vende pune, ekonomi e gjelbërt


Miliona njerëz nëpër Evropë janë kyçyr në javën e gjelbërt evropiane, ndërsa ekologjia dhe ndryshimet klimatike janë temat kryesore para zgjedhjeve për Parlamentin e ri evropian. Por në Maqedoni eko – fushatat më shumë paralajmërohen se sa janë të dukshme për qytetarët. Autoritetet sot njoftuan “vende pune të gjelbërta dhe ekonomi e gjelbërt” , por shigjetat ende hidhen rreth ligjeve të miratuara për urbanizëm dhe gjelbërim dhe zbatimin e tyre Nga DOM, partia e të gjelbërve në Maqedoni, problemin e lokalizojnë në uzhurnimin e pamjaftueshëm të inspektorëve.

Hapësira ku u mbajt konferenca me temë “ Si të gjelbërohet urbanizmi” ishte e ngushtë. Ishin të shumtë personat që donin të dëgjojnë si të mbrohet ambienti jetësor në kushte të ndërtimit të vazhdueshëm të ndërtesave të reja, ajrit të ndotur dhe mbeturinave të hedhura kudo. Në Evropë, ekologjia është një nga temat kryesore para zgjedhjeve për Parlamentin Evropian, ndërkaq në Maqedoni kjo temë kryesisht lihet anësh, edhe pse vendi edhe në këto momente është nën skriningun e institucioneve evropiane. Sekretarja shtetërore në Ministrinë për Ambient jetësor, Ana Petrovska, sot e zbardhi planin, për të cilin mendon se do ta ndalë madje edhe largimin e të rinjve:

“Në lidhhje me të rinjtë dhe largimin e tyre në këtë periudhë Ministria për ambient jetësor ka iniciativë interesante – promovimin e vendeve të gjelbërta të punës. U angazhuam nga qeveria që ti promovojmë  ata vende pune, të jenë të kapshme dhe atraktive për të rinjtë, vendet e gjelbërta të punës do të thonë vetëdije më e lartë, mbrojtje e ambientit por edhe ekonomi e gjelbërt.”shprehet Ana Petrovska, Sekretarja shtetërore në Ministrinë për Ambient Jetësor.

Kryetarja e Partisë Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë, partia e vetme e gjelbërt, Maja Moraçanin, deklaron se edhe pse ligji për urbanizëm u miratua në vitin 2018, ai nuk zbatohet, gjë që sjell deri te “ egërsimi urban”.

“Nuk janë miratuar aktet nënligjore, por gjithashtu nevojitet punë më intensive e shërbimeve inspektoriale, në nivel lokal dhe qendror, më qëllim që të sigurohen rregullat e këtij e ligji, por është e qartë se edhe vetë zyrtarët administrativë duhet të punojnë me përkushtim për zbatimin e ligjit.”tha Maja Moraçanin, Kryetarja e Partisë Ripërtëritja Demokratike e Maqedonisë.

Sipas parashikimeve të Organizatës Botërore të Shëndëtësisë më shumë se gjysma e popullatës botërore jeton në qytete, kurse deri në vitin 2050 popullata urbane do të arrijë 70% të popullatës botërore. Kjo bën presion mbi infrastrukturën komunale dhe të komunikacionit, ndërsa mungesa e gjelbërimit dhe hapësirave për rekreacion d.m.th shkatërrim direkt I shëndetit të njerëzve. Shifrat e Organizatës Botërore të Shëndetësisë thonë se gjatë një viti 1.3 milionë persona vdesin nga gjendje të lidhura me ajrin e ndotur, ndërsa rreth 3.2 milionë për shkak të mungesës së aktivitetit fizik. /Verica Dimitrijevska/