close

POLONI: KRYETARI I GDANSKIT THERET ME THIKË

Kryetari i qytetit polak, Gdansk, Paëel Adamowicz është therur me thikë teksa ka qenë duke marrë pjesë në një koncert bamirës dhe tani është në gjendje serioze. Agjencia e lajmeve PAP, ka thënë se Adamoëicz është sulmuar me një “mjet të mprehtë” gjatë një organizimi më 13 janar.

TVN24 ka raportuar se një burrë ka bërtitur teksa i është afruar 53 vjeçarit, Adamoëicz, i cili ka drejtuar qytetin Gdansk nga viti 1998. Sulmuesi është ndaluar në vendin e ngjarjes. Një doktor në Poloni ka thënë më vonë se Adamoëicz është operuar për pesë orë. Sipas tij, ai është “ende i gjallë mirëpo në gjendje serioze”. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!