Polonia është në shokpas vdekjes së kryetarit të qytetit Gdansk, Pawel Adamowicz, i cili nuk u mbijetoi plagëve të marra pas një sulmi me thikë të dielën gjatë një koncerti bamirësie.
Përtej shprehjes së emocioneve është e vështirë të shmanget kjo ngjarje nga kontesti i përplasjeve politike dhe ideologjike që kanë përfshirë vendin në vitet e fundit.
Informacionet ende nuk janë të plota për arsyen pse një kryetar aq i popullarizuar u sulmua për vdekje. Adamowicz, 53-vjeçar, kishte udhëhequr Gdanskin, djepin e lëvizjes së solidaritetit, në dy dekadat e fundit. /Agjencitë/