Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo i ka kërkuar Rusisë “të largohet” nga Venezuela, derisa homologu i tij rus, Sergei Lavrov, i ka bërë thirrje Uashingtonit që të “braktisë planet e tij të papërgjegjshme” në shtetin e Amerikës Latine.
Pompeo dhe Lavrov kanë biseduar para takimit të tyre të planifikuar këtë javë në Finlandë, në kohën kur janë rritur tensionet në mes të Moskës dhe Uashingtonit, lidhur me situatën në Venezuelë. /Agjencitë/