Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo, shprehu optimizëm lidhur me rinisjen e bisedimeve me Korenë Veriore duke thënë se të dyja palët kanë bërë “lëvizje përpara” krahasuar me një vit më parë.
Sekretari Pompeo ishte pjesë e delegacionit të presidentit amerikan, Donald Trump, gjatë takimit me udhëheqësin e Koresë Veriore, Kim Jong Un, në zonën e demilitarizuar, që ndan Korenë Veriore prej asaj Jugore.
“Mendoj se Kim dëshiron vertetë të bëjë diçka domëthënëse, ashtu sikurse që ne duam ta bëjmë të njëjtën”, tha Pompeo. /Agjencitë/