close

POMPEO: REGJIMI IRANIAN, RREZIK PËR BOTËN

Ministri i Mbrojtjes i Iranit, Amir Hatami, ka thënë se ndalimi i një cisterne iraniane nga Britania, javën e kaluar, ishte një “veprim kërcënues dhe i gabuar”.

Ministri Hatami, e bëri deklaratën në një fjalim të transmetuar drejtpërdrejt në televizionin shtetëror, më 8 korrik. Më 4 korrik, marinsat britanikë e konfiskuan cisternën e cila dërgonte naftë në Siri, në kundërshtim me sanksionet e Bashkimit Europian.

“Zgjerimi i fundit i programit bërthamor nga ana e Iranit, do të çojë në izolim dhe sanksione të mëtejshme” tha sekretari amerikan i shtetit, Mike Pompeo, përmes Twitterit. /Agjencitë/

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!