Portieri i PSG-së bie nga kali, dërgohet me helikopter në spital

Portieri i Paris Saint-Germainit, Sergio Rico, ka pësuar një lëndim të rëndë, pasi ka rënë nga kali në Spanjë.

PROGRAM I PAGUAR POLITIKË 300x250

Ai ka pësuar një lëndim të rëndë në kokë. 29 vjeçari është dërguar me urgjencë në spital me helikopter, sipas raportimeve në Spanjë.

“Ai është në gjendje të rëndë”, tha një zëdhënës i PSG-së, ndërsa gazeta spanjolle Marca raporton se ai është “stabil”.

Ai ka bërë 24 paraqitje për PSG-në dhe ka luajtur një herë me kombëtaren spanjolle. /Klankosova.tv.

Lexo gjithashtu
Total
0
Share