close

POZNAN: BALLKANI NUK DUHET TË IZOLOHET

Ndalimi për hyrje në Kosovë të zyrtarëve të Beogradit dje ka qenë tema kryesore e takimit të Ministrave të Jashtëm, të Brendshëm dhe të Ekonomisë që mbahet në kuadër të Samitit të Poznanit. Mirëpo, sot u konstatua se ky lajm nuk ka qenë i vërtetë. Liderët e vendeve të Ballkanit kanë thënë se është mirë që të ulen e të bisedojnë për problemet, kurse sipas njoftimeve bisedohet edhe gjatë mëngjeseve e drekave të punës e jo vetëm gjatë seancës plenare.

Pas zgjidhjes së kontestit shumëvjeçar të emrit mes Shkupit dhe Athinës, Maqedonia e Veriut është afër anëtarësimit në NATO, por nuk mori datë për fillimin e negociatave. Shumica e pjesëmarrësve në këtë samit konsiderojnë se ky është një mesazh i keq dhe se duhet të shpërblehet Shkupi për kompromiset që i ka bërë. Agjenda kryesore që udhëhiqet nga Kancelarja gjermane Merkel dhe anëtarëve tjerë të BE-së është që të mos ngecet në procesin e zgjerimit dhe se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor nuk duhet të mbeten të izoluar.

Finlanda që momentalisht udhëheq me BE-në, si temë kryesore të kryesimit ka zgjedhur temën e Ekologjisë, kurse pas Vitit të Ri kryesimin e merr Kroacia dhe ka zgjedhur pikërisht zgjerimin e BE-së me vendet e Ballkanit Perëndimor. Në këtë samit është konfirmuar se Kryeministri i Kroacisë Andrej Plenkoviq do ta vizitojë secilin vend veç e veç të Ballkanit Perëndimor që në emër të BE-së të nxisë rajonin që të merren seriozisht me reformat. Vitin e ardhshëm, siç thuhet, kur Kroacia do të udhëheq me BE-në në Zagreb do të organizohet një samit i madh evropian kushtuar pikërisht temës së zgjerimit drejt Ballkanit. /Klan Macedonia/

 

Nëse je pranë një vendi ngjarje, ke fotogorafi apo video, atëherë ti raporto. Na shkruaj në klanmacedonia@gmail.com
TI RAPORTON!